United konfirmon nënshkrimin me Casemiron

  • A.P /
  • 22 August 2022 - 21:16
United konfirmon nënshkrimin me Casemiron

Manchester United  e ka konfirmuar zyrtarisht arritjen në Old Trafford të mesfushorit të tyre të ri nga Real Madridit

Braziliani e ka kompletuar kalimin e tij në United për 60 milionë funte plus 10 milionë bonuse në një marrëveshje katër vjeçare plus një me mundësi vazhdimi.

Casemiro ka insistuar se kalimi i tij në Manchester United nuk është i motivuar nga paratë dhe ka thënë se ai është i përkushtuar që të këtë sukses, në atë që ai mendon se “është skuadra më e madhe në botë”.

Braziliani, i cili ka pasur një karrierë fantastike në Real Madrid, duke fituar pesë Liga të Kampionëve dhe tre tituj të La Ligës prej që ju bashkua atyre më 2013, pritet që të shpaloset si lojtari i katërt i blerë nga Manchester United këtë verë për 60 milionë euro.

(Kosova Sot Online)