Klopp kërkon nga tifozët e Liverpoolit mos ta shikojnë tani tabelën e Ligës Premier

  • S.A /
  • 23 August 2022 - 08:23
Klopp kërkon nga tifozët e Liverpoolit mos ta shikojnë tani tabelën e Ligës Premier

Jurgen Klopp ka analizuar disfatën që Liverpooli e pësoi ndaj Manchester United në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Përkundër mungesave të mëdha, The Reds dhuruan një paraqitje solide, por që strategu gjerman mbeti i zhgënjyer.

“Jemi shumë të zhgënjyer”, ka deklaruar fillimisht Klopp.

“Ishte e qartë se çfarë do të bënte United. Ata ishin më agresivë se ne në fillim. Ishte loja që ata donin të luanin. Ishte e egër, lart e poshtë”.

“Përveç pasimit apo vendimit përfundimtar, ne më pas luajtëm ashtu siç duhet të kishim luajtur. Kemi pasur shumë momente në zonë”.

“Nuk kemi asnjë problem. Askush nuk është i lumtur, por kjo është normale. Nuk është mirë të shikosh tabelën e ligës”, ka shtuar më tej Klopp.

Liverpooli kishte nëntë mungesa ndaj Unitedit, e që më të mëdhatë ishin ajo e Thiago Alcantaras, Darwin Nunez dhe Diogo Jotas.

(Kosova Sot Online )