Traktati i Mbrojtjes Kosovë-Shqipëri me kuadrotë përbashkëta ushtarake e policore në mbrojtje kombëtare

Traktati i Mbrojtjes Kosovë-Shqipëri me kuadrotë përbashkëta ushtarake e policore në mbrojtje kombëtare

Hajrullah Tërnava

  • 23 August 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Propozimi i Presidentes Osmani tregon shumë në aspektin politik dhe përçon mesazhin se shtetet anëtare të NATO-së, që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës të vitit 2008 duhet që sa më parë ta njohin. Presidentja e vendit për mandatin që e ka dëshiron që vendin ta avancoj ndërkombëtarisht, sepse si detyrë që e ka, dëshiron që edhe popullin ta bind se po punojnë për të mirën e vendit dhe të popullit, prandaj ajo shpesh në mandatin e sajë bashkëpunojnë ngushtë edhe me qeverinë për çështje të ndryshme shtetërore, dhe të standardeve të qytetarëve të tyre, e sidomos për sigurinë e vendit që është detyrë prioritare e Presidentes.

-Në këto rrethana luftënxitëse, kur me luftën që po zhvillohet nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës, Presidentja Vjosa Osmani ka thëne se Kosova dhe Shqipëria, duhet të nënshkruajnë një traktat special për mbrojtjen e dy vendeve nëse rrezikohet siguria. Ky propozim i presidentes mund të vlerësohet si propozim i qëlluar, sidomos kur i dimë rrethanat e krizave luftarake të tanishme, prandaj ky traktat do e kishte rrolin e vetë pozitiv, sepse dihet që Shqipëria dhe Kosova i takojnë të njëjtit komb, si me gjuhë dhe kulturë të njëjtë, dhe kufizohen në të gjitha anët e territoreve mes veti, e sidomos kur e kemi parasysh tani që Shqipëria është anëtare e rregullt e NATO-së, prandaj me një traktat të nënshkruar mes veti, do të obligoheshin që këto shtete ti qëndrojnë pran njëra tjetrës, qoftë edhe nga kërcimet që i bëhen tani Kosovës, nga shtete që janë armiqësisht të drejtuara ndaj Kosovës.

Mendoj se një traktat i nënshkruar do të ishte shumë i qëlluar për këtë kohë, dhe me këtë nënshkrim tani edhe shtetet jo miqësore ndaj vendit tonë, do ta kenë të qartë se territori i Kosovës është i pacenueshëm, dhe kush e sulmon Kosovën, në të njëjtën kohë është e sulmuar edhe Shqipëria, prandaj këto dy shtete me ushtritë e tyre, do të jenë në shërbim të popullit shqiptar e sidomos në miqësi me shtetet demokratike të botës, sikur që është Amerika me aleatet e sajë që e përbejnë si aleanca e NATO-së.

Me një veprim të nënshkrimit të traktatit, si të tillë do të përfitonin dy shtetet, sepse këto dy shtete Shqipëri-Kosovë, që janë me një popullatë të njëjtë, do të përafroheshin, dhe me kuadrat e përbashkëta ushtarake e policore do garantonin sovranitetin e plotë të territoreve, si tërësisë të tokava shqiptare, dhe me stërvitjet mes tyre do ta ngritnin në nivelin më të lartë sigurinë e vendeve të shqiptarisë në territoret e tyre, dhe do ti silleshin një siguri territorit shqiptare qoftë nga vendet e fqinjëve apo të tjerëve që deri me tani nuk ishin miqësor ndaj Kosovës. Kjo do të ndikonte që në stërvitjet e ardhshme do të stërviteshin në bashkësi të plotë mes veti, si dhe me shtete tjera qoftë në përbërje me NATO-n, apo edhe me shtete tjera mike, ashtu si e kërkojnë rrethanat jetike, por gjithsesi në harmoni me shtetet mike që na kanë ndihmua me u çlirua, nga ato shtete armiqësisht që ishin të gatshme qe ta shkatërrojnë Kosovën në tërësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".