Fury nuk e pranon largimin në pension, do t’i kthehet boksit dhe tregon se çka do t’i bëjë Usykut

  • S.A /
  • 23 August 2022 - 10:11
Fury nuk e pranon largimin në pension,  do t’i kthehet boksit dhe  tregon se çka do t’i bëjë Usykut

Tyson Fury është i gatshëm t’i rikthehet boksit, përkundër pensionimit që e paralajmëroi muaj më parë, pasi e kishte mundur Dillan Whyten. Boksieri britanik ua ka bërë me dije të gjithëve se mund të rrihet me kampionin e botës, Oleksandr Usyk, i cili së fundmi e mposhti për herë të dytë Anthony Joshuan. E tash, Fury ka thënë se është i gatshëm të zbresë prapë në ring për ta rrahur boksierin ukrainas dhe për ta zhveshur nga brezat e artë, të cilët i mban në versionet WBA, IBF, WBO e IBO pas triumfit në Arabinë Saudite, shkruan. Nga ana tjetër, Fury e mban brezin WBC dhe është i vendosur për t’ia marrë Usykut brezat e tjerë në përballjen në mes tyre, e cila mund të zhvillohet më 17 dhjetor po ashtu në Arabinë Saudite. Fury do t’i kthehet boksit, tregon se çka do t’i bëjë Usykut Tyson Fury është i gatshëm t’i rikthehet boksit, përkundër pensionimit që e paralajmëroi muaj më parë, pasi e kishte mundur Dillan Whyten. Boksieri britanik ua ka bërë me dije të gjithëve se mund të rrihet me kampionin e botës, Oleksandr Usyk, i cili së fundmi e mposhti për herë të dytë Anthony Joshuan. E tash, Fury ka thënë se është i gatshëm të zbresë prapë në ring për ta rrahur boksierin ukrainas dhe për ta zhveshur nga brezat e artë, të cilët i mban në versionet WBA, IBF, WBO e IBO pas triumfit në Arabinë Saudite. Nga ana tjetër, Fury e mban brezin WBC dhe është i vendosur për t’ia marrë Usykut brezat e tjerë në përballjen në mes tyre, e cila mund të zhvillohet më 17 dhjetor po ashtu në Arabinë Saudite.

“The Gypsy King” ka thënë se është i gatshëm të rikthehet, por vetëm nëse paguhet shumë nga organizatorët. “Anglia u zhvesh nga brezat e kampionit, por ka një zgjidhje që mund ta sugjeroj. Nëse doni të kthehen brezat, atëherë dërgoni ciganin barbar, më dërgoni mua, dhe unë do ta zhvesh ukrainasin nga brezat e tij. Por kjo nuk do të jetë e lirë, nëse e doni më të mirin duhet të paguani. Do të jetë shumë e kushtueshme, kështu që bëjeni çekun gati dhe unë do ta zhvesh ukrainasin nga brezat e tij”, ka thënë 34 vjeçari. Edhe Usyk e ka pranuar se do ta donte një përballje me Furyn për t’ju treguar të gjithëve se është kampion absolut në boksin profesionist. Edhe pse të gjithë e ëndërronin njër përballje në mes të Furyt me Joshuan, edhe dueli eventual Fury – Usyk do të ishte i jashtëzakonshëm.

(Kosova Sot Online )