Aubameyang – Depay, orët vendimtare për “dy tepricat e sulmit” të Barçës

  • S.A /
  • 23 August 2022 - 11:26
Aubameyang – Depay, orët vendimtare për “dy tepricat e sulmit” të Barçës

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Memphis Depay do të largohen shumë shpejt nga Barcelona. Dy sulmuesit konsiderohen si “teprica” tek gjiganti katalunas, i cili po mundohet t’i sistemojë ata diku tjetër.

Kur kanë mbetur edhe më pak se 10 ditë deri në përfundim të afatit kalimtar të verës, sulmuesi gabonez dhe ai holandez do ta dinë të ardhmen e tyre në orët apo në ditët në vazhdim. Me gjasë, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit dhe i Arsenalit do të përfundojë në Chelsea.

637613

Për sulmuesin gabbonez, “Blaugrana” i kërkojnë 30 milionë euro, ndërsa thuhet se sulmuesi ka arritur marrëveshje personale me “Blues”.

Pra, eksperienca e Aubameyangut në “Camp Nou” ishte mjaft e shkurtër, ndërsa së fundmi ai ka mbetur nën hije të Robert Lewandowskit. Ndërkohë, Depay është i gatshëm ta mbyllë para kohe kontratën me Barçën.

Ish-sulmuesi i Lyonit po e pret Juventusin, i cili duhet të vendos në mes tij dhe të Arkadiudz Milik, të cilin e ka po ashtu në opsion. 

(Kosova Sot Online )