Kampionia Luiza Gega pritet me ceremoni të veçantë në Tiranë, emocionohet nga qytetarët

  • S.A /
  • 23 August 2022 - 11:34
Kampionia Luiza Gega pritet me ceremoni të veçantë në Tiranë, emocionohet nga qytetarët

Luiza Gega është pritur me ceremoni nga sheshi Nënë Tereza drejt në kryeministrisë në shenjë falenderimi për medaljen e arit që i solli Shqipërisë. Teksa ka marshuar me një automjet në bulevard, kampionja e Europës ka përshëndetur mbështetësit ndërsa ka mbajtur në krah flamurin kuq e zi. 

Në një komunikim të shkurtër sportistja u shpreh se ndjehet shumë e emocionuar. “Jam shumë e emocionuar”, ka thënë ajo ndërsa qytetarët e duartrokitën dhe brohoritën derisa mbërriti para kryeministrisë ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama. Gega është kampionia më e re e Europës në atletikë në garën 3000 metra me pengesa.  Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finale, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qindtat.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1097219301221971

(Kosova Sot Online )