“Ronaldo arrogant, s’ka kërkuar falje e as s’ia ka blerë djalit tim një telefon të ri”

  • G.G /
  • 23 August 2022 - 14:14
“Ronaldo arrogant, s’ka kërkuar falje e as s’ia ka blerë djalit tim një telefon të ri”

Cristiano Ronaldo po kalon nëpër një periudhë aspak të lehtë.

Futbollisti portugez rrezikon të përfundojë në dyert gjykatës për rastin e 9 prillit, kur një tifozi të ri të Evertonit ia kishte përplasur telefonin përtokë dhe ia kishte lënduar dorën me këtë rast.

Për këtë gjest, Policia e Merseyside e kishte gjobitur futbollistin e Manchester Unitedit me 200 funte, por duket se nuk ka marrë fund gjithçka këtu.

Sarah Kelly, nëna e djaloshit 14 vjeçar, i cili është autik, e ka dhënë një intervistë për mediumin britanik “Mirror”, duke shpjeguar që portugezi nuk ka ofruar të paktën për t’ia blerë një telefon tjetër, për ta ndërruar atë të thyerin, e aq më pak të kërkonte falje për këtë veprim.

Madje, pas këtij rasti, kanë arritur disa mesazhe aspak të mira në drejtim të saj dhe të djalit për rastin me Ronaldon.

“Kam frikë të dal nga shtëpia. Po na shohin si kriminelë e Ronaldon viktimë të pafajshme”, ka thënë zonja angleze.

Djali i saj ka pësuar ënjtje të dorës nga shuplaka që ia kishte dhënë 37 vjeçari dhe zonja Kelly është e gatshme ta ndjek rrugën e gjyqit kundër Ronaldos.

Në muajt e kaluar duket se ishte realizuar një telefonatë ndërmjet portugezit dhe zonjës.

“Në telefonatë nuk i është referuar kurrë djalit tim duke e thirrur në emër. Thoshte vetëm ‘djaloshi’. Më pas thoshte: ‘E di që djaloshi ka probleme’. Unë i jam përgjigjur: ‘Nuk ka probleme, ka paaftësi. Problemi je ti’”, tregon nëna e tifozit të Evertonit.

“Më pas, ai më tha: ‘Më vjen keq’, dhe më pas vazhdoi: ‘Nuk kam bërë asgjë keq, pasi nuk e kam goditur, vrarë apo gjuajtur me grushte askënd’”.

Në vazhdim, Ronaldo i kishte thënë zonjës: “Nuk dua që kjo çështje të përfundojë në media apo në gjykatë. Unë e kam një ekip të mirë të avokatëve dhe do të fitoj”.

E zonja Kelly në fund tha: “Ai më tha se di se si të manipulojë me media”.

Ronaldo ishte i mllefosur pas ndeshjes me Evertonin në edicionin e kaluar dhe instinktivisht tifozit ia kishte gjuajtur telefonin nga duart, duke ia thyer atë dhe njëkohësisht ia kishte lënduar dorën. 

(Kosova Sot Online)