Milan përballet me konkurrencë të fortë me Nottingham për Tanganga

  • A.P /
  • 23 August 2022 - 20:39
Milan përballet me konkurrencë të fortë me Nottingham për Tanganga

Milan është e interesuar për të nënshkruar me yllin e Tottenhamit, Japhet Tanganga që një kohë tashmë, por tani ata janë duke u përballur me një garë të fortë të skuadrës entuziaste angleze, Nottingham Forest

Kuqezinjtë janë duke kërkuar për të nënshkruar me mbrojtësin anglez 23 vjeçar në një marrëveshje huazimi me opsion blerjen, por bisedimet me Spurs kanë qenë të ngadalshme pasi që ata kërkojnë huazim me obligim blerje në fund të sezonit.

Siç raporton, Calciomercato.com, Nottingham Forest tashmë kanë dalë në pah për Tanganga dhe i kanë ofruar Spurs ofertë konkrete prej 25 milionë euro në tavolinë, duke shpresuar që ta mposhtin Milanin në garë për mbrojtësin e Tottenham.

(Kosova Sot Online)