Vetëm edhe 1 mijë bileta të lira për ndeshjen Ballkani-Shkupi, ja ku dhe kur mund t’i blini

  • S.A /
  • 24 August 2022 - 16:14
Vetëm edhe 1 mijë bileta të lira për ndeshjen Ballkani-Shkupi, ja ku dhe kur mund t’i blini

Vetëm edhe 1 mijë bileta kanë mbetur pa u shitur për ndeshjen mes Ballkanit dhe Shkupit, e vlefshme për play-offin e Ligës së Konferencës.

Nesër nga ora 15:00 te Newborn-i në Prishtinë do të dalin në shitje edhe 1 mijë biletat e fundit për këtë takim. 

Kështu ka njoftuar klubi suharekas, Ballkani, përmes një postimi në Facebook. Një person mund të blejë maksimumi pesë bileta.

(Kosova Sot Online )