Varane tregon arsyen pse Casemiro iu bashkua Man Utd-s

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 17:25
Varane tregon arsyen pse Casemiro iu bashkua Man Utd-s

Casemiro nuk është i vetmi lojtar i Real Madridit që i është bashkuar Manchester United së fundmi, pasi Raphael Varane gjithashtu mori vendimin për t’u transferuar te Djajtë e Kuq verën e kaluar.

Lojtari francez është i kënaqur që ribashkon forcat me ish-shokun e tij të skuadrës dhe shpjegoi arsyet pas vendimit të Casemiro për t’u ndarë me Real Madridin dhe për t’u transferuar në gjigantët e Premier League.

“Shumë i emocionuar, e njoh shumë mirë cilësinë e tij”, tha Varane për PA.

“Ai mund të sjellë këtë ekuilibër në ekip dhe mentalitetin e tij. Ai është një luftëtar, kështu që unë mendoj se ai do të gëzojë vërtet futbollin anglez. Unë e njoh atë”, vazhdoi qendërmbrojtësi francez.

Tutje, ai tha se Casemiro donte një sfidë të re dhe se ishte proces i ngjashëm me të tijin, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se ishte një natë perfekte për të që të takohej me Old Trafford sepse atmosfera ishte absolutisht e mahnitshme dhe ai sjell një fitore kështu që është bukur. Ai nuk ka nevojë për ndihmën time për të bërë zgjedhjen e tij. Unë e di saktësisht se çfarë ndjen dhe pse po vjen këtu pas asaj që jetoi në Madrid. Ai ka nevojë për një sfidë të re. Unë e di saktësisht pse ai zgjodhi këtë klub. Është një proces i ngjashëm që kam pasur, aq qartë sa i uroj atij më të mirën dhe po flas shumë me të, por ai nuk kishte nevojë që unë të bëja zgjedhjen e tij”, u shpreh Varane.

(Kosova Sot Online)