Superkupa Mbarëkombëtare organizohe në Mitrovicë

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 18:18
Superkupa Mbarëkombëtare organizohe në Mitrovicë

Superkupa Mbarëkombëtare në basketboll këtë vit do të mbahet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Kjo u bë e ditur nga mbledhja e fundit e Bordit Drejtues të Ligës Unike.

“Bordi Drejtues i Ligës UNIKE në mbledhjen e mbajtur më 17.08.2022 në Tiranë ka vendosur që Superkupa Mbarëkombëtare të organizohet më 05/06 Tetor 2022 në Mitrovicë”, thuhej në njoftim.

Gjithashtu është vendosur që Superkupa Mbarëkombëtare e Femrave të organizohet në Kosovë, kurse Final Four i Meshkujve dhe ai i Femrave të organizohen në Shqipëri. Në Superkupën Mbarëkombëtare do të luajnë ekipet që janë përcaktuar në Udhëzuesin për Organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare. 

(Kosova Sot Online)