Malisheva mposht Ferizajn, Drenica e Gjilani ndahen baraz

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 19:02
Malisheva mposht Ferizajn, Drenica e Gjilani ndahen baraz

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme, të vlefshme për javën e tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva e ka arritur fitoren e parë, duke e mposhtur me rezultat 3:01 Ferizajn.

Alban Shillova, Hazrollaj dhe Tolaj shënuan për vendasit që iu gëzuan tri pikëve të para të sezonit.

Ndërkohë, golin e nderit për Ferizajn e realizoi Gentrit Halili në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Malisheva tani shkon në kuotën e tri pikëve pas dy ndeshjeve.

Në anën tjetër, Ferizaj mbetet me vetëm një pikë të grumbulluar pas tri përballjeve.

Në anën tjetër, Drenica dhe Gjilani kanë ndarë pikët, duke luajtur baraz.

Me këtë barazim, Gjilani tani ka shtatë pikë në krye të tabelës, kurse Drenica e gëzon pikën e parë të sezonit të ri.

(Kosova Sot Online)