Për shkak të alarmit për bomba, ndeshja e futbollit në Ukrainë zgjat 4 orë e 27 minuta

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 23:42
Për shkak të alarmit për bomba, ndeshja e futbollit në Ukrainë zgjat 4 orë e 27 minuta

Ruch Lviv – Metalist Kharkiv është ndeshja që u zhvillua në elitën e Ukrainës.

Takimi është ndërprerë tri herë për shkakun e një alarmi për sulm ajror nga Rusia.

Lojtarët, stafi, gjyqtarët e gazetarët kaluan nga fusha e blertë në bunker, nga ku dolën dy herë pas qetësimit të situatës.

Deri në përfundi, loja zgjati 4 orë e 27 minuta.

Ajo nisi në orën 15:00 me orën lokale dhe përfundoi në orën 19:27. 

(Kosova Sot Online)