Borussia Dortmund është gati ta lejoj largimin e mbrojtësit Manuel Akanji.

  • S.A /
  • 25 August 2022 - 08:32
Borussia Dortmund është gati ta lejoj largimin e mbrojtësit Manuel Akanji.

Borussia Dortmund është gati ta lejoj largimin e mbrojtësit Manuel Akanji.

Reprezentuesi zviceran është futur në vitin e fundit të kontratës dhe Dortmund nuk dëshiron që ai në verën e vitit të ardhshëm të largohet falas.

Verdhezinjtë kërkonin 20 milionë euro për mbrojtësin, por kjo shumë nuk është ofruar nga klubet e interesuara.

Interi vazhdon të mbetet në garë për lojtarin dhe Dortmund i ka bërë të qartë gjigantit italian çmimin që duan për zviceranin.

Drejtuesit e Dortmundit kanë njoftuar italianët se janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Akanjit për 15 milionë euro.

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për zviceranin i cili tanimë ka dhënë dritën e gjelbër për tu transferuar në Giuseppe Meazza.

Ndërkohë në garë për lojtarin janë edhe klube të tjera si Roma, Juventus e Lyon.

(Kosova Sot Online )