Gjiganti evropian i rivalizon Man Utd e Chelsean, i ofron 71 milionë euro për De Jongun

  • S.A /
  • 25 August 2022 - 12:53
Gjiganti evropian i rivalizon Man Utd e Chelsean, i ofron 71 milionë euro për De Jongun

Frenkie de Jong është njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të verës. Futbollisti holandez mund të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar. Interesimin më të madh për ish-futbollistin e Ajaxit e ka shprehur Manchester United, por futbollisti po heziton të përfundojë në “Old Trafford” pasi gjiganti britanik nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ri.Ndërkohë, interesim për përfaqësuesin holandez ka shprehur edhe Chelsea.

Por, dy klubet angleze tash po i rivalizon Liverpooli, i cili ka hyrë “në valle” për mesfushorin kualitativ.

Sipas mediave britanike, “Reds” i kanë bërë gati 71 milionë euro për futbollistin holandez, të cilit ndërkohë do t’i ofrohet një rrogë e majme.

Dëshirë e lojtarit është të qëndrojë tek “Blaugrana”, por klubi spanjoll ka nevojë për para dhe synon t’i shesë disa lojtarë në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

(Kosova Sot Online )