McGregor gati për xhirimet e një filmi, nuk ka “luftë” për të në vitin 2022

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 14:20
McGregor gati për xhirimet e një filmi, nuk ka “luftë” për të në vitin 2022

Conor McGregor nuk do të zbresë në oktagon, të paktën për pjesën e mbetur të vitit 2022. Luftëtari i famshëm ka zbuluar së fundmi edhe arsyen e veçantë përse nuk ndeshet.

Ai ka vendosur t’i përkushtohet pjesëmarrjes në një film të Hollywood. Bëhet fjalë për një version të ri të filmit Road House që është publikuar në vitin e largët 1989.

Skenat e reja do të nisin të xhirohen nga java e ardhshme në Karaibe dhe në këtë projekt do të angazhohet edhe luftëtari irlandez.

Tim Simpson, menaxheri i McGregor theksoi se do të jetë një kënaqësi ta shoh atë në një tjetër rol jashtë sportit.

Ai shtoi se kjo periudhë ku 34-vjeçari do të angazhohet me filmin, do t’i shërbejë për t’u rikuperuar edhe nga një dëmtim në këmbë që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Dustin Poirier.

(Kosova Sot Online)