Prishtina synon ta dominojë basketbollin kosovar, kërkon edhe suksese ndërkombëtare

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 14:22
Prishtina synon ta dominojë basketbollin kosovar, kërkon edhe suksese ndërkombëtare

Sigal Prishtina synon të jetë super-fuqi e basketbollit kosovar këtë sezon.

Bardhekaltrit i kaluan disa sezone dëshpëruese, ndërsa tash duan të kthehen në majat e basketbollit vendor, por të tregohen të suksesshëm edhe në garat evropiane.

Presidenti Burim Maraj, trajneri Ekrem Memnun dhe basketbollisti Dardan Berisha i kanë shpalosur objektivat madhore të prishtinasve në edicionin që do të nisë pas pak javësh.

Ata nuk e kanë fshehur objektivin për ta fituar titullin e kampionit, për herë të 14-të për këtë klub.

“Besoj që do të jetë një stinor shumë konkurrues dhe interesant. Klubi Sigal Prishtina do të merr pjesë në Superligën e Kosovës dhe synojmë të shpallemi kampion për herën e 14-të. Të gjitha përgatitjet dhe investimet e duhura janë bërë që klubi të ketë një sezon triumfuese. Sigal Prishtina këtë vit merr pjesë në ligën prestigjose evropine Fiba Europa Cup ku skuadra jonë është e vendosur në raundin e dytë dhe po presim fituesin e ndeshjes Bc Kalev Kramon nga Estonia dhe Cd Vita Junior nga Kroacia, ndeshja do të zhvillohet me 27 dhe 30 shtator. Po ashtu këtë vit klubi ynë për shkak të imazhit të mirë ndërkombëtar që vjen nga sukseset e më parshme është i ftuar edhe në ligën EN BL, Europian North basketboll ligë, apo liga e Evropës Veriore. Në këtë ligë përfshihen skuadra të forta evropiane me shtetet superfuqi të basketbollit”, deklaroi presidenti Maraj në konferencë për shtyp sot.

E trajneri Memnun do ta nisë eksperiencën e dytë tek Bardhekaltrit dhe theksoi se kryeqytetasit e dinë tashmë se si fitoren trofetë.

“Siç e tha edhe presidenti, unë e di ku jemi, i di pritjet, e di çfarë është Prishtina kështu që ne jemi këtu për ta sjellë Prishtinën dhe t’i bëjmë “Plisat” të lumtur ku ne ishim. Prishtina duhet të fitojë trofe ata e dinë se si fitohen trofetë dhe pritjet për trofe. Ne gjithashtu i njohim kundërshtarët, i respektojmë të gjithë de qëllimi ynë i parë është natyrisht që të provojmë të kualifikohemi në fazën e grupeve të FIBA Cup që do të jetë objektivi ynë i parë”, u shpreh trajneri turk.

E optimist për suksese vendore dhe ndërkombëtare u shpreh edhe basketbollisti i kthyer në Prishtinë, Dardan Berisha.

“Kam ardhur për të fituar, kam ardhur për t’i fituar të gjitha çfarë është e mundshme . Jam shumë i motivuar, e di çfarë kërkon Prishtina, po besoj me trajnerin me të gjithë stafin si më kanë pritur shukmë mirë, po besoj që do t’ia qëllimet…Jo vetëm me Pejën por të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira të gjitha ekipet janë forcuar por normal që me Pejën është derbi. Unë jam shumë i motivuar, do të jetë një vit shumë i vështirë për ne por po besoj që do ta kalojmë dhe n dhe të kemi sukses”, tha Berisha.

Sigal Prishtina pritet ta thotë fjalën kryesore në basketbollin kosovar në edicionin e ri, edhe pse skuadrat tjera janë po aq të fuqishme sa kryeqytetasit. 

https://www.facebook.com/watch/?v=1236667627119515

(Kosova Sot Online)