Ballkani – Shkupi, interesim jashtëzakonisht i madh për 1 mijë biletat e fundit

  • E.k /
  • 25 August 2022 - 17:33
 Ballkani – Shkupi, interesim jashtëzakonisht i madh për 1 mijë biletat e fundit

Interesimi i tifozëve për ta parë nga afër ndeshjen historike të Ballkanit sonte është jashtëzakonisht i madh.

Dje u panë mijëra njerëz duke pritur për të blerë bileta në pikën e shitjes tek “New Borni” në Prishtinë, ndërsa ato u shitën edhe në Suharekë.

E një Tollovi e tillë u pa edhe sot, në tentimin e tifozëve për t’i blerë 1 mijë biletat e fundit të ndeshjes së vlefshme për “play-offin” e Ligës së Konferencës.

Shumë tifozë mbetën pa bileta, ndërsa një i tillë mund t’i blinte deri në pesë copë.

Ballkanin e ndajnë vetëm edhe 90 minuta nga kualifikimi historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës e fitoi lojën e parë ndaj Shkupit në udhëtim me rezultat 2:1, ndërsa sonte do t’i mjaftojë edhe një barazim për ta prekur ëndrrën evropiane.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:00.

(Kosova Sot Online)