Stivi Frashëri: Nuk mund ta përshkruaj këtë gëzim

  • E.K /
  • 25 August 2022 - 22:27
 Stivi Frashëri: Nuk mund ta përshkruaj këtë gëzim

Portieri i Ballkanit është paraqitur shumë i gëzuar pas ndeshjes dhe kualifikimit në Ligën e Konferencës.

“Momenti më i vështirë dhe më i bukur që kam kaluar. Nuk mund ta përshkruajë me fjalë.  E kemi menduar, punuar por që të vinte në këtë por që ja arritëm sot dhe jemi në grupeve”, ka thënë Frashëri.

Ai ka thënë se është një përvojë që do i rrisë ata në anën profesionale.  

“Është një eksperiencë do të rritemi më shumë nga ana profesionale. Ajo që dua është që ta shijojmë sa më shumë. Do të jap maksimumin dhe gjithmonë do ta jap maksimumin”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)