Zyrtare: Aradiusz Milik është lojtari i ri i Juventusit

  • S.A /
  • 26 August 2022 - 11:03
Zyrtare: Aradiusz Milik është lojtari i ri i Juventusit

Juventusi ka gjetur sulmuesin e shumëkërkuar dhe e ka zyrtarizuar tanimë atë.

Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik është rikthyer në Serie A pas një viti e gjysmë të kaluar te Marseille dhe është prezantuar si lojtar i ri i Juventusit.

28-vjeçari i bashkohet Zonjës së Vjetër si huazim nga Marseille për shumën e një milionë eurove, me torinezët që kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për shtatë milionë euro të tjera.

Pas polakut pritet që drejtuesit e Juventusit të hidhen në sul për të sjellë në Torino argjentinasin Leandro Paredes, nga PSG-ja.

Edhe ky i fundit pritet të vijë me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 15 milionë eurove.

(Kosova Sot Online )