Vjen reagimi i parë i Ballkanit, pas hedhjes së shortit

  • S.A /
  • 26 August 2022 - 15:49
Vjen reagimi i parë i Ballkanit, pas hedhjes së shortit

Në Stamboll të Turqisë është tërhequr shorti për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ballkani i ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. 

Kampioni i Kosovës do të jetë në grup me Slavia Praha, Cluj dhe Sivasspor.

Pas hedhjes së shortit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga klubi suharekas.

“Sot në Stamboll u mbajt ceremonia e hedhjes së shortit për grupet e UEFA Conference League. Klubi ynë është në grupin G bashkë me : SK Slavia Praha nga Republika Çeke, CFR 1907 Cluj nga Rumania, Sivasspor nga Turqia. Të cilët pra janë kundërshtarët tanë. Na Priftë e mbara KOSOVË!!”, ishte reagimi i tyre.

(Kosova Sot Online )