Fubollistët e Maccabit kanë një kërkesë për Messin e Neymarin para përballjes së tyre në LK

  • S.A /
  • 27 August 2022 - 12:09
Fubollistët e Maccabit kanë një kërkesë për Messin e Neymarin para përballjes së tyre në LK

Futbollistët e Maccabi Haifas kanë filluar që tani duke kërkuar fanellën e Lionel Mesitt dhe Neymarit.

Skuadra izraelite është shortuar në Grupin H të Ligës së Kampionëve, bashkë me Paris Saint-Germainin, Juventusin e Benfican.

Edhe pse ka kohë deri të përballja e Maccabit me PSG-në, dy futbollistë të kësaj skuadre tashmë kanë kërkesat e tyre për Messin e Neymarit.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ata kanë kërkuar fanellat e yjeve të kampionëve francezë.

“Fanellat për ne, ju lutem Messi dhe Neymar”, ka shkruar Omer Atzili.

(Kosova Sot Online )