10 vjet nga transferimi te Real Madridi, Modric: Një nga vendimet më të mira në jetën time

  • S.A /
  • 27 August 2022 - 16:07
10 vjet nga transferimi te Real Madridi, Modric: Një nga vendimet më të mira në jetën time

Luka Modric ka thënë se vendimi i tij për t’u transferuar te Real Madridi është njëri nga vendimet më të mirë në jetën e tij. Mesfushori kroat kështu u shpreh sot, në ditën që shënon 10 vjetorin e tij në “Santiago Bernabeu”. “Në këtë ditë, 10 vjet më parë, nënshkrov një kontratë me Real Madridin, një nga vendimet më të mira të jetës sime”, u shpreh Modric përmes një positmi në “Tëitter”.

“Të luash për klubin më të mirë në botë është një ëndërr dhe ende nuk dua të zgjohem. Hala Madrid! Le të vazhdojmë”, shkroi ai. 36-vjeçari vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit, teksa ai me Real Madridin ka fituar trofe të shumtë. Luka Modric te klubi nga kryeqyteti spanjoll ishte transferuar nga Tottenham Hotspur për 35 milionë euro.

(Kosova Sot Online )