Arteta: Jemi rritur si ekip, tifozët po na ndihmojnë

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 11:13
Arteta: Jemi rritur si ekip, tifozët po na ndihmojnë

Arsenali ka vazhduar bilancin e qindtë për qindtë të fitoreve në këtë fillimsezon në Premierligë.

“Topçinjtë” fituan 2:1 me përmbysje nda Fulhamit në kuadër të javës së katërt në Premierligë.

Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta.

“Ne jemi rritur, kemi më shumë alternativa, mendoj se jemi pjekur gjithashtu. Të luash para këtyre tifozëve të ndihmon, sepse ata po të shtyjnë dhe më pas ka të bëjë me besimin”, ka deklaruar Arteta. 

Aktualisht, Arsenali është i vetmi ekip në Premierligë që i ka të gjitha ndeshjet fitore pas katër javëve të zhvilluara.

(Kosova Sot Online)