Shënoi golin e barazimit ndaj Juves, Mourinho kritikon Abraham: Ishte i tmerrshëm

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 13:33
Shënoi golin e barazimit ndaj Juves, Mourinho kritikon Abraham: Ishte i tmerrshëm

Pas barazimit në fushën e Juventusit, Jose Mourinho ishte dukshëm shumë i mërzitur. Në disavantazh që prej minutës së 9’ pas golit të Dusan Vlahovic, Roma arriti të barazojë në pjesën e dytë falë golit të Tammy Abraham. Megjithatë, Jose Mourinho “sulmoi” futbollistin anglez pas takimit, duke u shprehur se ai luajti mjaft keq.

“Pashë Abrahamin duke dhënë një intervistë. Po fliste sikur kishte luajtur një ndeshje të madhe, por ai ishte i tmerrshëm (…) Pjesa e parë ishte vërtet e tmerrshme për ne. Në pjesën e parë, u thashë lojtarëve të mi se më vinte turp të isha trajner i një ekipi të tillë. Por fatmirësisht në pjesën e dytë ekipi reagoi dhe arritën të barazonin”, tha tekniku portugez për DAZN. Megjithatë, Roma mbetet në krye të Serisë A (7 pikë) .

(Kosova Sot Online)