Lexoni edhe:
Arteta: Jemi rritur si ekip, tifozët po na ndihmojnë
Florian Marku është vlerësuar nga qeveria Shqiptare, pas fitores që arriti në “Air Albania” ndaj meksikanit, Miguel Parra Ramirez ditën e enjte, ndërsa mbrojti kështu edhe titullin WBC Silver.
Boksieri për këtë nderim që i është bërë ka reaguar në rrjetet sociale, teksa thekson se tashmë është motivuar akoma më shumë për të sjellë në Shqipëri të tjerë tituj botërorë.
Arteta: Jemi rritur si ekip, tifozët po na ndihmojnëLexoni edhe:
“Kur fillova karrierën time si sportist nuk e kisha menduar që një ditë do të vlerësohesha nga vendi im me medaljen ‘Ylli i Madh’. Ky nderim nga ana e Qeverisë Shqiptare më jep akoma dhe më shumë forcë për të sjellë tituj botërorë në vendin tonë dhe ndeshje të tjera të mëdha”, ka shkruar Marku.
(Kosova Sot Online)