Probleme për Interin, Lukaku mund të mungojë ndaj Milanit dhe Bayernit

  • G.G /
  • 28 August 2022 - 17:40
Probleme për Interin, Lukaku mund të mungojë ndaj Milanit dhe Bayernit

Sulmuesi Romelu Lukaku mund të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme për Interin.

Sipas “Sport Mediaset”, sulmuesi është diagnostikuar me një ndrydhje të muskujve të kofshës së majtë pasi u lëndua në stërvitje.

Lukaku do të mungojë ndaj Cremoneses më 30 gusht, teksa është në dyshim edhe për derbin ndaj Milanit, që zhillohet më 3 shtator.

Reprezentuesi belg nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, që Interi do ta zhvillojë kunder Bayern Munichit – më 7 shtator.

Mungesa eventuale e 29-vjeçarit në këto ndeshje padyshim që do të paraqiste probleme të mëdha për “Nerazzurrët”.

Romelu Lukaku është paraqitur në tri ndeshje me Interin në Serie A këtë sezon, teksa ka shënuar një gol dhe ka regjistruar një asistim.

(Kosova Sot Online)