Liverpooli bën ofertë serioze për mesfushorin Laimer

  • S.A /
  • 29 August 2022 - 10:46
Liverpooli bën ofertë serioze për mesfushorin Laimer

Liverpooli është duke kërkuar me ngulm transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar veror.

Gjiganti anglez ka mbetur pa Naby Keita e Thiago Alcantara në mesfushë, derisa i lënduar mbetet edhe Oxlade-Chamberlain. Synimi i The Reds ishin të nënshkruanin me Leandro Paredes nga PSG, por argjentinasi tanimë ka zgjedhur Juventusin.

Jurgen Klopp e pëlqen shumë mesfushorin austriak të RB Leipzig, Konard Laimer dhe tanimë The Reds kanë nisur ofertën zyrtare.

Sipas asaj që ka raportuar Liverpool Echo, të kuqtë nga Anfield kanë nisur një ofertë prej 25 milionë eurove për reprezentuesin austriak.

Laimer u kërkuar shumë edhe nga Bayern Munich, por së fundmi bavarezët kanë ftohur interesimin për të.

Leipzig mund ta shes austriakun këtë verë pasi ai është futur në vitin e fundit të kontratës.

(Kosova Sot Online )