Endrit Krasniqi, lojtari i javës

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 14:17
Endrit Krasniqi, lojtari i javës

Endrit Krasniqi është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së katërt të Albi Mall Superligës së futbollit.

Mesfushori kreativ e inspiroi Prishtinën drejt fitores ndaj Llapit të dielën me rezultat 2:1.

Ai e realizoi njërin nga dy golat e Bardhekaltërve, ndërsa e nxori edhe penalltinë, të cilën në gol e shndërroi Kreshnik Uka.

Krasniqi u nda i kënaqur me çmimin “Ylli i Javës”, të cilin pas çdo xhiroje e zgjedh Federata e Futbollit të Kosovës.

“Besoj që ky çmim është meritë e gjithë skuadrës, por natyrisht edhe e imja. Si unë personalisht, ashtu edhe i gjithë ekipi patëm paraqitje shumë të mirë në ndeshjen me Llapin, por në të njëjtin nivel kemi luajtur edhe në të ndeshjet e deritanishme. Mendoj që në Prishtinë është duke u bërë një organizim shumë i mirë dhe kjo na jep shpresë që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka theksuar Krasniqi pas marrjes së këtij çmimi. 

(Kosova Sot Online)