Nedved e humb kontrollin, zbavitet me tri femra dhe bën skena “të nxehta” para ditëlindjes së tij të 50-të

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 15:16
Nedved e humb kontrollin, zbavitet me tri femra dhe bën skena “të nxehta” para ditëlindjes së tij të 50-të

Drejtori dhe ikona e Juventusit, Pavel Nedved është filmuar duke bërë qejf me tri femra “të nxehta” derisa po e shijonte natën në një klub nate.

Legjenda çeke do t’i mbushë nesër 50 vjet, ndërsa u pa duke vallëzuar me femrat, të cilat ishin zhveshur lartë, derisa ish-mesfushori kreativ ishte futur në mes të tyre.

Ata po e shijonin çdo minutë derisa një mashkull tjetër u fut në vallëzim për t’ju bashkuar atyre.

Kjo video po e bën xhiron në internet dhe komentet janë të ndryshme për ish-futbollistin e Lazios.

Nedves ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në kohën e tij.

Ai e kishte fituar tri herë titullin e kampionit në Serie A, një herë me Lazion dhe dy herë më Juventusin, ndërsa e kishte fituar edhe Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe UEFA Super Cup.

(Kosova Sot Online)