“Tani mund të them së jam i lumtur në PSG”

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 17:27
“Tani mund të them së jam i lumtur në PSG”

Spanjolli e ka rikthyer formën e tij në ndeshjet e fundit dhe vazhdon të jetë titullar të kampioni i Francës.

Pas një lëndimi të rëndë sezonin e kaluar në Paris Saint-Germain, Sergio Ramos duket se ai është duke bërë hapa të mirë në rikthimin e formës së tij këtë vit.

Ish mbrojtësi i Real Madridit e ka pranuar hapur se ai me në fund ndihet mirë në PSG pas një sezoni jo edhe aq të mirë, e ku nuk luajti shumë, vitin e kaluar.

“Jam shumë mirë, tani mund të them se jam mirë, jam i lumtur”, tha Ramos për kanalin e Ruiz Club në YouTube.

“Kur dilni në fushë, gjithçka shihni aty është ndryshe. Në fund, ju adaptoheni dhe është mirë që të jetoni përvoja të ndryshme dhe të njihni kultura të reja.

“Parisi me ka mirëpritur shumë mirë, tifozët dhe njerëzit, kështu që jam shumë i lumtur që kam marrë mbështetje edhe nga tifozë jashtë Spanjës”.

Pasi kishin shënuar 17 gola dhe kishin fituar tri ndeshjet e para të Ligue 1 këtë sezon, PSG barazoi 1-1 me Monaco në shtëpi dhe Ramos beson se skuadra duhet të vazhdojë që të përmirësohet.

“Në fund kjo tregon që nuk ka kundërshtarë të lehtë, duket se ju mund të fitoni ndaj secilit kundërshtarë, por skuadra e bën të vështirë për ju këtë gjë”, shtoi Ramos.

“Më e rëndësishmja është që të vazhdojmë të fitojmë. Ne do të dëshironim që t’i kishim tri pikë por kjo nuk ndodhi kësaj here. Janë disa gjëra që ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi si një skuadër, të adaptohemi. Nuk jam hiç i kënaqur me rezultatin, por barazimi, kur je duke humbur, është pozitiv. Ne duhet që të rritemi, të përmirësohemi dhe ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha ai.

Ramos pohoi se po ndihet komod në mbrojtjen me tre mbrojtës të trajnerit Christophe Galtier, i cili u emërua trajner i kësaj skuadre në verë.

“Ndihem mirë, është një formacion në të cilin ne kemi punuar që në ndeshjet parasezonale. Ne ndihemi më të qetë dhe të sigurt dhe i japim stabilitet edhe sulmit. Pak nga pak ne do ta njohim njëri-tjetrin më mirë, ne do të gjurmojmë për vyrtytet tona mbrojtëse që t’i japim hapësirë mesfushës e sulmit që të shënojnë gola”, theksoi Ramos. 

(Kosova Sot Online)