“Mbappe në disponim, s’është i brengosur për çështjen Pogba”

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 16:15
“Mbappe në disponim, s’është i brengosur për çështjen Pogba”

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, në konferencë për shtyp para ndeshjes me Toulouse, ka folur edhe për çështjen Pogba, ku është i përfshirë indirekt edhe Kylian Mbappe. Sipas trajnerit të PSG-së, kampioni i botës me Francën nuk është i pakënaqur apo i brengosur për zërat që qarkullojnë,

“Mbappe është në disponim mjaft të mirë. Nuk po e shfaq asnjë shenjë të mllefit, mërzisë apo preokupimit”, deklaroi Galtier.

Vëllai i Pogbas, Mathias, po ashtu futbollist, ka kërcënuar se do t’i nxjerrë krejt “të palarat” e mesfushorit të Juventusit, e ku thuhet se i përfshirë është edhe shoku i tij në Kombëtaren e Francës, Kylian Mbappe. 

(Kosova Sot Online )