Trajneri i PSG-së për Skriniar: Gjithçka mund të ndodh

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 19:09
Trajneri i PSG-së për Skriniar: Gjithçka mund të ndodh

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka refuzuar që të dorëzohet për ta transferuar mbrojtësin e Interit, Skriniar. “Bisedimet me Inter janë të vështirë, por gjithçka është e mundur”, ka thënë ai

Afati i transferove përfundon të enjten në mbrëmje më 1 shtator dhe shumë marrëveshje mund të bëhen deri atëherë, përfshirë kalimin e Fabian Ruizit nga Napoli në PSG dhe Leandro Paredesit që pritet të larguhet nga Parku i Princave nga Juventus.

Shumica e verës ka kaluar në përpjekje të Paris Saint-Germain për ta blerë mbrojtësin e Interit Skriniar dhe duket se Galtier ende nuk është bindur që t’i ndahet këtij transferi.

“Nuk mund të ju them se ka përfunduar. Gjatë afateve të transfereve gjithmonë ka befasira”, tha Galtier në konferencën e tij për shtyp.

“Milan është një synim i joni për kohë të gjatë. Bisedimet me Inter janë shumë të vështira. Duhet të respektoni edhe pozicionin e tyre. Por me dy ditë që kanë mbetur, gjithçka është e mundur”.

Inter vazhdimisht ka refuzuar disa oferta më shumën mbi 60 milionë euro për Interin me të filluar afati kalimtar, tani ata në fund të tij nuk do ta lejojnë atë të largohet pa paguar 70-90 milionë euro.

Ata nuk kanë shumë kohë për të gjetur zëvendësim, kështu që Zikaltërit nuk do të hezitojnë ta mbyllin derën, pavarësisht protestave publike të Galtier.

Skriniar ka kontratë me Interin deri në qershor 2023, por besohet se ka një marrëveshje për ta zgjatur atë, duke larguar frikën që ai do të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)