Mërgim Berisha bëhet me ekip të ri, transferohet në Bundesligë

  • G.G /
  • 31 August 2022 - 13:18
Mërgim Berisha bëhet me ekip të ri, transferohet në Bundesligë

Mërgim Berisha është bërë më ekip të ri.

Sulmuesi kosovar është larguar përfundimisht nga Superliga turke për t’u transferuar në Gjermani.

Më saktësisht, tashmë ish-futbollisti i Fenerbahçes është transferuar në Augsburg.

Klubi gjerman e ka prezantuar sot ish-përfaqësuesin U-21 të Gjermanisë, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese.

Futbollisti i rritur në Gjermani ka shkuar në Augsburg në formë huazimi, ndërsa klubi gjerman e ka mundësinë e blerjes definitive të kartonit të tij pas një viti.

Thuhet se klubi nga Bundesliga i ka paguar 300 mijë euro për lojtarin, ndërsa e ka mundësinë ta blejë atë në vitin 2023 për 4 milionë euro.

Krahas Augsburgut, Berisha kërkohej edhe nga Stuttgarti në Gjermani dhe nga Leeds United në Angli.

Ish-futbollisti i Salzburgut, në ligën elitare gjermane synon ta rikthejë formën e dikurshme, shkruan “Gazeta Express”.

Në Augsburg, Berisha do ta gjejë bashkëkombësin e tij, Elvis Rexhbeqaj.

Futbollisti kosovar ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2025, por klubi turk e kishte vendosur atë në listën e transfereve. 

(Kosova Sot Online)