Munishi “e nxeh atmosferën” para lojës me Ballkanin: “Plisat” do të japin leksion falas të dielën

  • G.G /
  • 31 August 2022 - 13:32
Munishi “e nxeh atmosferën” para lojës me Ballkanin: “Plisat” do të japin leksion falas të dielën

Derbi i madh i futbollit kosovar ndërmjet Prishtinë dhe Ballkanit po afron dhe atmosfera ka nisur të nxehet.

Bardhekaltrit do të përballen me ekipin Portokalli të dielën mbrëma nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ndërsa interesimi për këtë lojë duket se do të jetë mjaft i madh.

E për ta bërë edhe më interesant këtë përballje të madhe po përkujdeset trajneri karizmatik, Ismet Munishi.

Trajneri i prishtinasve e ka “thumbuar” kundërshtarin e fundjavës, duke thënë se të dielën do të jetë një kënaqësi të jesh një prishtinas, ndërsa e kishte një porosi edhe për tifozët.

Më poshtë mund ta shihni postimin e FC Prishtinës me deklaratën e ish-trajnerit të Ballkanit, i cili sot është timonier i kryeqytetasve. 

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10160673806293538

(Kosova Sot Online)