Ronaldo kërkoi që Maguire “të ulej” në bankinë pasi ai ishte “pjesë e problemit” të Man Utd

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 13:42
Ronaldo kërkoi që Maguire “të ulej” në bankinë pasi ai ishte “pjesë e problemit” të Man Utd

Cristiano Ronaldo bëri thirrje tek Manchester United që ta “ulte” mbrojtësin Harry Maguire në bankinë dhe ka shtuar se ish-futbollisti i Leicester Cityt është “pjesë e problemit”. Kështu raportojnë sot mediat britanike. Rikthimi i 37 vjeçarit në “Old Trafford” ka sjell tensione derisa United e mbylli sezonin e kaluar në vendin e gjashtë, që nënkupton se mbeti jashtë Ligës së Kampionëve. Dhe, tash po dalin detaje të reja nga kërkesat që i kishte bërë “CR7” qysh në muajin shkurt. Sipas raportimeve sensacionzle nga “The Athletic”, portugezi kishte kërkuar ndryshime në 11-shen e parë dhe ka treguar se cili ishte partneri i tij ideal në sulm.

Thuhet se Ronaldo, së bashku me disa lojtarë me përvojë, përfshirë këtu Paul Pogban dhe Raphael Varanen, iu afruan trajnerit të përkohshëm, Ralf Rangnick për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Kapiteni Maguire nuk ishte prezent në atë takim me trajnerin gjerman, ndërsa Ronaldo bëri thirrje që qendërmbrojtësi anglez të “ulej” në bankinë dhe se ai ishte pjesë e problemit të ekipit. Sidoqoftë, Rangnick theksoi se biseda pa praninë e Maguire ishte jokorrekte. Maguire luajti rregullisht deri në fund të sezonit.Ai është kritikuar vazhdimisht për paraqitjet jostabile, ndërsa ishte titullar edhe në dy ndeshjet e para të sezonit të ri të United, të cilat i humbi ky ekip. E në dy ndeshjet e fundit, trajneri i ri, Erik ten Hag e ka ulur atë në bankinë dhe kjo “i dhezi” pasi Man Utd i fitoi të dyja këto lojë. Ndoshta Ronaldo kishte të drejt…

(Kosova Sot Online  )