Ten Hag i heq krejt dilemat për Ronaldon

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 14:39
Ten Hag i heq krejt dilemat për Ronaldon

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka folur për të ardhmen e Cristino Ronaldos. Trajneri holandez e ka përsëritur edhe një herë faktin se ylli portugez bën pjesë në planet e tij, përkundër faktit se gjatë krejt verës është spekuluar për një largim të mundshëm të 37 vjeçarit nga “Old Trafford”. “Është e qartë që Cristiano bën pjesë në planet tona. Kemi nevojë për lojtarë kualitativ dhe duam të jemi konkurrues në të gjitha garat”, deklaroi ish-trajneri i Ajaxit në konferencë për shtyp sot. Ronaldo e kërkonte largimin nga “Djajtë e Kuq” pasi e donte një klub i cili do t’ia mundësonte të luajë në Ligën e Kampionëve, mundësi të cilën nuk do të ketë në “Teatrin e Ëndrrave” këtë edicion.

Në ditët e fundit u spekulua për një transferim të mundshëm të pesë herë fituesit të Topit të Artë në Chelsea, por duket se kjo do të mbetet vetëm një thashetheme. Ronaldo nuk e ka gjetur ende golin e parë në sezonin e ri, ndërsa trajneri i ri, Ten Hag e ka marrë guximin ta lë atë edhe në bankë rezervë. Afati kalimtar i verës në Angli do të mbyllet nesër mbrëma.

(Kosova Sot Online )