Haller e merr çmimin e golashënuesit më të mirë, futbollistit të diagnostifikuar me tumor i rrodhën lotët teksa fliste

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 15:06
Haller e merr çmimin e golashënuesit më të mirë, futbollistit të diagnostifikuar me tumor i rrodhën lotët teksa fliste

Sebastien Haller nuk mundi t’ju përmbahej lotëve derisa e bëri paraqitjen e parë publike mbrëmë për ta marrë çmimin e golashënuesit më të mirë në Eredivisie për sezonin 2021/22, vetëm pak javë pasi u diagnostifikua me tumor të testikuj. Haller i realizoi 21 gola në 31 ndeshje për Ajaxin edicionin e kaluar ndërsa këtë verë u transferua në Borussia Dortmund. Megjithatë, derisa ishte duke e zhvilluar një turne para-sezonal me klubin gjerman në Zvicër, ai i bëri disa kontrolle, të cilat e zbuluan sëmundjen e keqe. Nga ajo kohë, Haller e ka nisur kimioterapinë, ndërsa e mori një ovacion të madh nga audienca në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ndërsa ka zbuluar se periudha e tretmanit nuk ka qenë e lehtë.

“Jam me fat që kam njerëz si ju përreth. Ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë ai. Ai theksoi se ndihet mirë dhe i falënderoi të gjithë për mbështetjen, ndërsa i rrodhën lotët nga sytë teksa po fliste për gruan e tij, Priscilla. Gjithashtu, edhe partnerja e tij u pa me lot në sy në fjalimin e njeriut të saj më të dashur. Haller shpreson ta kalojë sfidën më të vështirë të jetës dhe më pas të jetë në gjendje të kthehet për ta bërë atë që e di më së miri dhe që e do më së shumti – futbollin. 

(Kosova Sot Online )