Zyrtare: Paredes i bashkohet Juventusit

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 19:24
Zyrtare: Paredes i bashkohet Juventusit

Është pasuruar lista e mesfushorëve të Juventusit. Leandro Paredes është zyrtarisht lojtar i ri i Juventusit. 

Argjentinasi vjen në “Allianz Stadium” si huazim nga Paris Saint-Germain.

I lindur në San Justo, Argjentinë, më 29 qershor 1994, Paredes kthehet në Itali pas pesë sezonesh të kaluara larg Serisë A.

Karriera e tij filloi në vendlindjen e tij, me fanellën e Boca Juniors: debutimi në ekipin e parë në moshën 16-vjeçare, më pas 30 paraqitje dhe 5 gola të shënuar. 

Për ta sjellë për herë të parë në Itali është Chievo Verona, më pas kalimi në Romë, huazimi te Empoli dhe rikthimi, si protagonist, te Giallorossi.

(Kosova Sot Online)