Dalin në shitje biletat e ndeshjes Ballkani – Cluj, ky është çmimi i tyre

  • S.A /
  • 01 September 2022 - 12:46
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Ballkani – Cluj, ky është çmimi i tyre

Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar se i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me CFR Cluj, në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Therandasit do ta zhvillojnë këtë takim më 8 shtator, ndërsa kanë njoftuar se këtë radhë biletat do të shiten në sistem online. Gjithashtu, kampioni kosovar ka treguar se një person mund t’i blejë deri në 6 bileta, ndërsa çmimi i tyre është: 5 euro në Veri dhe në Jug, 10 euro në Lindje, 15 euro në Perëndim dhe 50 euro biletat VIP.

Ballkani e shkroi historinë duke u bërë ekipi i parë kosovar që kualifikohet në fazën e grupeve të një gare evropiane. Ekipi Portokalli synon të jetë i suksesshëm edhe në këtë fazë, edhe pse s’do të ketë punë aspak të lehtë duke e parë fuqinë e ekipeve kundërshtare. 

(Kosova Sot Online )