Arrihet marrëveshja, Aubameyang në Chelsea

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 15:02
Arrihet marrëveshja, Aubameyang në Chelsea

Pierre-Emerick Aubameyang do të jetë lojtar i ri i Chelseat.

“Blues” kanë arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e sulmuesit gabonez.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetet sociale.

Të Kaltrit kishin arritur paraprakisht marrëveshje me lojtarin, i cili është i gatshëm të rikthehet në Premierligë, ku kishte luajtur me sukses në Arsenal.

33 vjeçari do ta nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin nga “Stamford Bridge”.

Ai pritet të mungojë 3-4 javë pasi hajnat që i hynë në shtëpi ia thyen nofullën.

Ndërkohë, Barça synon t’ia marrë Chelseat sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, mbrojtësin e majtë, Marcos Alonso. 

(Kosova Sot Online)