A u ftua Ronaldo nga Man Utd për ndeshjen e sontme ndaj Leicesterit?

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 15:04
A u ftua Ronaldo nga Man Utd për ndeshjen e sontme ndaj Leicesterit?

Cristiano Ronaldo me gjasë do të mbetet në Manchester United.

Mediat britanike shkruajnë se më nuk ka kohë që ylli portugez të largohet nga “Djajtë e Kuq” pasi sonte do të mbyllet afati kalimtar i verës.

Dhe, mediumi “Sky Sports UK” raporton se “CR7” është ftuar nga trajneri Erik ten Hag për ndeshjen e sontme ndaj Leicester Cityt, e vlefshme për xhiron e pestë të Premierligës angleze.

Pra, ky fakt i heq krejt dyshimet rreth së ardhmes së 37 vjeçarit, i cili gjatë krejt verës ishte në qendër të vëmendjes dhe të spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Old Trafford”.

Madje, në ditët e fundit thuhej se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të përfundonte në Chelsea, kurse sot u përmend edhe emri i Milanit si destinacion i mundshëm i ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit.

Ronaldo e donte një klub me të cilin do të mundë të luante në Ligën e Kampionëve, por që nuk pati diçka konkrete dhe ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit nga “Teatri i Ëndrrave”. 

(Kosova Sot Online)