Milani i kthen përgjigje Chelseat për Leaon

  • S.A /
  • 01 September 2022 - 16:09
Milani i kthen përgjigje Chelseat për Leaon

Milani nuk është i interesuar për ta shitur Rafael Leaon. “Rossoneri” në fakt e kanë marrë një ofertë nga Chelsea për sulmuesin e krahut. 

Madje, gazetari sportiv Manu Sainz raporton se “Blues” i kanë ofruar 100 milionë euro për përfaqësuesin portugez.

Por, kjo ofertë është refuzuar nga Kuqezinjtë, të cilët e shohin Leaon si një lojtar mjaft të rëndësishëm.

Lojtari ka klauzolë të shkëputjes së kontratës prej 150 milionë eurosh dhe Milani nuk do ta lëshojë atë për një shumë më të ulët se kjo.

Sot mediat angleze spekuluan për një transferim të mundshëm të Leaos në Chelsea, pas së cilit kampioni italian do ta transferonte Cristiano Ronaldon nga Manchester United. 

(Kosova Sot Online )