Barcelona prezanton Bellerinin, mbrojtësi iu bashkua si futbollist i lirë pasi prishi kontratën me Arsenalin

  • S.A /
  • 02 September 2022 - 09:14
Barcelona prezanton Bellerinin, mbrojtësi iu bashkua si futbollist i lirë pasi prishi kontratën me Arsenalin

Hector Bellerin është rikthyer te Barcelona pas 11 viteve që ishte larguar nga ky klub.

Mbrojtësi i djathtë spanjolle ishte larguar nga La Masia për t’iu bashkuar Arsenalit derisa sezonin e fundit ishte i huazuar te Real Betis në La Liga.

Bellerin kishte kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2024, por ai e ka prishur atë për t’u bashkuar me Barcelonën si futbollist i lirë.

Bellerin ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Barcelonën deri në qershor të vitit 2023, derisa i është vendosur klauzolë prej 50 milionë eurove.

Interesim për anësorin kishin shprehur edhe skuadrat tjera si Betis, Atletico Madrid e Udinese.

Bellerin pritet të jetë zëvendësues i Sergino Dest te Barca, pasi amerikani u largua në huazim në drejtim të Milanit.

(Kosova Sot Online )