Balotelli për reputacionin e tij të keq: Kjo vjen nga disa gabime që kam bërë

  • S.A /
  • 02 September 2022 - 10:55
Balotelli për reputacionin e tij të keq: Kjo vjen nga disa gabime që kam bërë

Mario Balotelli flet për reputacionin e tij të keq dhe shpreson të ‘fitojë përsëri’ në klubin e tij të ri Sion. Italiani i është bashkuar klubit zviceran pas një sezoni në Adana Demirspor ku shënoi 19 gola në 35 paraqitje, duke fituar një thirrje në ekipin kombëtar të Italisë në janar 2021, dy muaj përpara eliminimit të Azzurrit nga play-offi i Kupës së Botës. Balotelli nuk ishte përfshirë në skuadrën për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut në mars.

“Nuk e shoh veten si yll, më pëlqen mënyra se si më afrohet Sion, jam i lumtur që luaj në një ligë që nuk e njoh, afër shtëpisë sime, në një vend që të bën të jetosh më paqësisht se të tjerët”, tha ai në konferencën e tij për shtyp, cituar nga La Gazzetta dello Sport.

“Isha 98% i sigurt që do të shkoja në Sion pas bisedës së parë. Doja të largohesha nga Adana, por të gjitha palët duhej të gjenin marrëveshjet e duhura. Nuk është kurrë e lehtë kur ke një kontratë”, u shpreh ai.

Balotelli u përplas me Vincenzo Montella-n pas ndeshjes së tij të fundit në Turqi me ish -trajnerin e Fiorentinës dhe Milanit duke pretenduar se klubi ‘priste më shumë’ nga Balotelli.

Sulmuesi italian gjen një tjetër bashkatdhetar në stolin e Sionit: Paolo Tramezzani, një ish-mbrojtës italian që luajti për Interin, Tottenhamin dhe Atalantën.

“Jam i lumtur që e kam atë si trajner, ndryshe nga sa mendojnë njerëzit, kam pasur një raport të mirë me shumicën e trajnerëve që kam pasur.

“Unë nuk e njoh atë [Tramezzani] personalisht, por më ka pëlqyer menjëherë personaliteti i tij,” tha Balotelli, të cilit iu kërkua të komentonte mbi ‘reputacionin e tij të keq’ të supozuar.

“Kjo vjen nga disa gabime që kam bërë dhe shumë biseda nga njerëz që nuk i njoh,” shpjegoi ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit.

“Ka kaluar një kohë që nga hera e fundit që kam fituar diçka dhe do të ishte mirë të fitoja përsëri”, përfundoi ai.

Balotelli shënoi 52 gola në 141 paraqitje në Serie A me Interin, Milanin dhe Brescia-n. Hera e fundit që ai luajti në Itali ishte në sezonin 2020-2021 me Monza në Serinë B, por ai shënoi vetëm gjashtë gola në 14 paraqitje me Brianzoli.

(Kosova Sot Online )