Afati kalimtar për Ronaldon s’ka përfunduar ende, ky është klubi ku mund të transferohet ai

  • S.A /
  • 02 September 2022 - 12:31
Afati kalimtar për Ronaldon s’ka përfunduar ende, ky është klubi ku mund të transferohet ai

Afati kalimtar për Ronaldon s’ka përfunduar ende, ky është klubi ku mund të transferohet ai. E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë, pavarësisht se afati kalimtar në shumicën e ligave ka përfunduar. Në Turqi, raportohet se Fenerbahçe është gati të bëjë, siç e quajnë ata transferimin e shekullit.

Sipas Ajansspor, Fenerbahce po tenton transferimin dhe dy palët madje kanë arritur një marrëveshje në parim.

Afati kalimtar në Turqi mbyllet më 8 shtator, çka i lejon ata që të sigurojnë shërbimet e yllit portugez.

Sikurse Manchester United, edhe Fenerbahce është në Ligën e Evropës.

(Kosova Sot Online )