
Lexoni edhe:
Merkato: Ekipet e Premierligës shpenzuan miliarda, aq sa ato të Bundesligës, La Ligës, Ligue 1 dhe Serie A së bashku
Ardian Ismajli e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në elitën e futbollit italian Serie A. Qendërmbrojtësi shqiptar po shkëlqen me fanellën e Empolit, teksa është vlerësuar lartë për katër paraqitjet e para. Faqja e specializuar për statistika dhe nota të futbollistëve ‘SofaScore’, ka publikuar formacionin e muajit gusht në Serie A, ku Ismajli është pjesë e tij.
Prishtinasi zë vend në qendër të mbrojtjes së bashku me Min-Jae të Napolit, derisa krahët janë të mbuluar nga Calabria i Milanit dhe Parisi i Empolit. 25-vjeçari ka marrë notën e tretë më të mirë, pas portierit Radu që vlerësohet me 7.80 dhe Pellegrinit që ka marrë notën 7.55.Ismajli është vlerësuar me notën 7.45, ndërsa është i vetmi shqiptar që luan në Seria A që është pjesë e këtij formacioni.
(Kosova Sot Online )