10 transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar

  • S.A /
  • 02 September 2022 - 13:34
10 transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar

Dje ishte dita e fundit e afatit kalimtar të verës në futboll në top-ligat evropiane. Shumë transferime interesante ndodhën, por asnjëri prej tyre nuk e kaloi shifrën e 100 milionë eurove, siç ka ndodhur rëndom verave tjera.

Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Antony nga Ajax, i cili iu bashkua Manchester Unitedit për shumën e 95 milionë eurove.

Pas tij vijnë Fofana në Chelsea me 80.4 milionë dhe Tchouameni te Real Madridi për 80 milionë.

Top-10shen e plotësojnë Nunez 75 milionë, Casemiro 70.65 milionë, Aleksander Isak 70 milionë, De Ligt 67 milionë, Cucurella 65.3 milionë, Haaland 60 milionë dhe Richarlison 58 milionë euro.

Image

(Kosova Sot Online )