“Pallati i Mbretit të Chelseat”, Drogba e nxjerr në shitje shtëpinë e tij luksoze që kushton miliona euro

  • E.K /
  • 02 September 2022 - 19:51
“Pallati i Mbretit të Chelseat”, Drogba e nxjerr në shitje shtëpinë e tij luksoze që kushton miliona euro

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij luksoze, në të cilën kishte qëndruar gjatë kohës sa ishte te londinezët.

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Chelseat, Drogba bëri 381 paraqitje për “Blutë” në dy periudha të ndryshme dhe shënoi 164 gola. Ai me Chelsean fitoi katër tituj kampioni në Premierligë, një në Ligën e Kampionëve, si dhe katër Kupa FA e tri Kupa të Ligës.

Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të tij të dytë në “Stamford Bridge” që përfundoi në vitin 2015, ish-sulmuesi vazhdon të zotëroi një shtëpi në Crown Estate në Oxshott – që ndodhet afër terrenit të stërvitjes Cobham të Chelseat. 

Crown Estate, i quajtur pasi dikur ishte tokë gjuetie në pronësi të Crown, konsiderohet si një nga zonat më prestigjioze dhe ekskluzive në jug të Anglisë. Zona është e rrethuar nga fusha të hapura dhe pyje, teksa është afër disa prej shkollave më të mira të Surrey.

Tani, 44-vjeçari po e shet rezidencën që përfshin gjashtë dhoma gjumi, shtatë banja, pesë dhoma pritjeje, një kompleks argëtimi dhe një pishinë të madhe – ka raportuar “Daily Mail”.

Prona e Drogbas është 11 mijë metra katrorë dhe vlerësohet me 6.25 milionë funte.

(Kosova Sot Online)