“Është si Krishtlindje” – Klopp i gëzohet rikthimit të dy sulmuesve

  • E.K /
  • 02 September 2022 - 19:58
“Është si Krishtlindje” – Klopp i gëzohet rikthimit të dy sulmuesve

Jurgen Klopp e ka krahasuar rikthimin e futbollistëve të lënduar me fillimin e festës së Krishtlindjeve.

Diogo Jota rifilloi stërvitjet të enjten. Ai ka munguar në formacion që nga fillimi i korrikut për shkak të një lëndimi që kishte pësuar gjatë kohës që luante për Kombëtaren e Portugalisë.

Edhe Darwin Nunez do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, pasi suspendimi i tij prej tri ndeshjesh tashmë ka kaluar.

“Jota ndoshta do të shfaqet për herë të parë në formacion. Ai u stërvit dje dhe do të stërvitet sot. Duhet të vendosim nëse do të luajë në ndeshjen e radhës”, tha Klopp.

“Nëse vendosim që ai të luajë, atëherë për herë të parë do të kemi në dispozicion pesë lojtarë sulmues. Është si Krishtlindje”, shtoi trajneri i “Të Kuqve”.

Liverpooli ndeshjen e radhës do ta luajë në udhëtim te rivali lokal, Evertoni, më 3 shtator.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp renditet e gjashta në tabelë, me tetë pikë të grumbulluara pas 5 xhirove në Premierligë. 

(Kosova Sot Online)